Telegrafi

Maltretimi i qytetarëve të Kosovës nga Serbia, reagon Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas maltretimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare.

Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten.

Lexo po ashtu Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, MPJD: Hakmarrje e paralajmëruar nga Vuçiqi, e kemi njoftuar QUINT-in dhe BE-në

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës  që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe MPJD dhe MPB u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë. /Telegrafi/