Këngëtarët Shkurte Gashi dhe Buraku kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Malli” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit baladë.
Për muzikën është kujdesur kompozitori Shkumbin Nebihu në studion e tij Bini Diez, ndërsa vargjet i ka shkruar artistja Donjeta.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja vijnë me një interpretim mjaft melankolik të baladës së tyre.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni AMA Studio.
Si Shkurta ashtu edhe Buraku janë dy emra mjaft të pëlqyer të zhanrit muzikor të cilin e kultivojnë. /Telegrafi/