Telegrafi

Mallëngjehet Ronela Hajati, i bën një premtim të veçantë babait të ndjerë (Foto)

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati tash e katër vite e ndjen mungesën e një personi vërtet të veçantë.

Është pikërisht babai i saj, gazetari dhe publicisti i njohur Marash Hajati i cili ndërroi jetë katër vite më parë në një ditë si kjo, duke e lënë përherë të pikëlluar këngëtaren shqiptare.

Kjo datë mesa duket e emocionon shumë Ronelën, e cila ka vendosur ta kujtojë babanë e saj me një dedikim të veçantë në rrjetin social Instagram.

Ajo është shprehur se mungesa e tij për të është aq e pabesueshme, sa ende shpreson ndonjëherë që ai të kthehet sërish në shtëpi, që  t’i sillte diçka të mirë në kohën e drekës, zakon ky që ai e kishte gjithmonë, thotë këngëtarja.

Përmes këtij shkrimi, këngëtarja Hajati i ka bërë edhe një premtim serioz të atit, duke i thënë që do donte që babai i saj të shihet se si vajza e saj do të bëhej e suksesshme si ai. /Telegrafi/