Site icon Telegrafi

Mallëngjehet Morena Taraku: Më mungon fytyra jote e bukur nënë (Foto/Video)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku është shumë e pëlqyer nga publiku për paraqitjet e saj.

Ajo vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.

Morena ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

E njëjta ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi të rrallë të portretit të nënës së saj, mungesën e së cilës e ndjen pafund.

Lexo po ashtu Nga Capadocia në Stamboll, udhëtimi luksoz i Morena Tarakut në Turqi (Foto)

“Më mungon fytyra jote e bukur nënë”, ka shkruar Morena me mallëngjim në mbishkrimin e fotografisë.

“Më mungon fytyra jote bukur nënë” – Morena Taraku mallëngjehet për nënën e ndjerë. Burimi i fotos: InstaStory

Ndryshe, Morena e kishte humbur shumë e re nënën e saj, Luljeta Tarakun, e cila është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ajo i ka kushtuar një këngë asaj me titull “Lule”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë, ndërsa ka goditur në veshin e fansave, të cilët këtë këngë e cilësojnë si një prej më të mirave të saj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version