Policia njofton se dje në fshatin Berishë të Malishevës një person është lëdnuar duke prerë shputën e këmbës.
Sipas Policisë personi ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF –Malishevë pasi që i njëjti ka lënduar-prerë shputën e këmbës.
Viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i punës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/