Dy persona janë kërcënuar në fshatin Carravran të Malishevës me armë plastike (lodër).
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 18:30, transmeton Telegrafi.
“I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur me armë plastike (lodër) dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/