Ndeshja ishte e hapur sidomos në pjesën e parë ku të dy skuadrat kishin raste.
Rastin e parë të mirë e kishte Hasan Hyseni që rrezikoi në minutën e 10-të, por pa sukses.
Pas tij ishte radha e Mërgim Pefqelit, por as ky nuk ishte i saktë.
Feronikeli tentoi dy herë me Behar Maliqin, por që nuk arriti të shënojë.
Në pjesën e dytë Malisheva kishte dy raste me Hasan Hysenin, por ai nuk ishte i saktë në asnjërën goditje.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 62-të, kur Donart Vitia ishte më i larti në kërcim për të shënuar për 1-0.
Deri në fund edhe pse dy skuadrat tentuan të bëjnë më shumë gola nuk pati.
Malisheva me këtë fitore ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Feronikeli mbetet me 6 pikë. /Telegrafi/