Klubi i Malishevës ka prezantuar sot (e enjte) tri transferime të reja, të cilët vijnë si lojtar të lirë.
Malisheva është duke përjetuar një super sezon dhe gjendet në pozitën e katërt, e cila i dërgon në garat evropiane.
Megjithatë, drejtuesit e klubit malishevas nuk duan t’i lënë asgjë në dorë rastësisë dhe tashmë janë përforcuar edhe më shumë.
Sot (e enjte), ekipi nga “Liman Gegaj” ka konfirmuar transferimin e tre lojtarëve me anë të faqes së tyre zyrtare.
Postimi pa ndërhyrje i Malishevës
Prurjet e reja në klub për sezonin e pranverës
Hadis Velii, me pozitë portier, nga “FK Voska Sport” e Maqedonisë së Veriut
Eraldo Deda, me pozitë sulmues krahu, nga “KF Oriku” i Shqipërisë
Hussein Mohamed, me pozitë sulmues qendror, nga “ALS Omonoia” e Qipros
/Telegrafi/