Feronikeli dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në BKT Superligën e Kosovës.
Malisheva luan në udhëtim te Feronikeli në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Arsim Thaqit vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për të shmangur pozitën e barazhit.
Në anën tjetër, vendasit e Faruk Elshanit kanë rënë tashmë nga kategoria dhe luajnë vetëm për prestigj.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.
Malisheva: Berisha; Pira, Gerbeshi, Xhaka, Kacoli; Vitija, Bruqi; Marc-Oliver, Mustafa, H.Hyseni; Stullqaku;
Feronikeli: Malaj; Rexhepi, E.Kuçica, E.Kastrati, Morina; Ar.Qorri, Cervadiku; Ar.Qorri, Gjylani, Ibrahimi; Kiqina
/Telegrafi/