Telegrafi

Malisheva për fitore, Feronikeli ’74 për befasi – formacionet zyrtare

Malisheva pret Feronikelin ’74 në xhiron e 22-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektivat krejtësisht të ndryshme, me vendasit që kërkojnë daljen në Evropë dhe mysafirët që kërkojnë mbijetesën.

Vendasit vijnë në këtë takim pas dy fitoreve radhazi dhe synojnë tre pikët e radhës për të ruajtur pozitën e katërt në tabelë.

Në anën tjetër Feronikeli ’74 pas dy barazimeve të njëpasnjëshme synojnë të shkaktojnë befasi në Malishevë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Brruti, Vitija, Mustafa, Aliu, Haziraj, Hazrollaj.

Feronikeli ’74: Bujupi, Musa, Lladrovci, Bruqi, Bardhoku, Morina, Avdyli, Shabani, Berisha, Rrahmani, Tarasco.

/Telegrafi/