Malisheva ka marrë një fitore të madhe në luftën për mbijetesë përballë Feronikelit me rezultat 6-1.
Ishte skuadra mysafire që kaloi e para në epërsi, kur Xhylani realizoi në minutën e 16-të për të kaluar ‘Industrialistët’ në avantazh prej 0-1.
Por në minutën e 43-të rezultati u barazua në 1-1, pasi Mërgim Pefqeli shënoi.
Me rezultatin e barabartë 1-1 skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.
Në pjesën e dytë vendasit ishin dukshëm më të mirë, duke realizuar edhe pesë gola të tjerë.
Ishte sulmuesi Marc-Olivier që realizoi në fillim të pjesës së dytë për 2-1, derisa Agon Xhaka në minutën e 70-të shënoi për 3-1.
Sulmuesi anësorë Ronald Sobowale u përkujdes për ta ngritur epërsinë e Malishevës në 4-1, por i njëjti futbollist realizoi edhe golin e pestë në minutën e 76-të për 5-1.
Krejt në fund të ndeshjes, ishte mesfushori Ilir Mustafa që shënoi për 6-1.
Me këtë fitore Malisheva ngritët në fitoren e shtatë në tabelë me 26 pikë, sa ka edhe Prishtina.
Malisheva edhe ndeshjen e radhës e zhvillon si vendas ku pret Ballkanin, derisa Feronikeli është nikoqir i Prishtinës. /Telegrafi/