Site icon Telegrafi

Malisheva dhe Gjilani ndajnë pikët

Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligën e Kosovës.

Përkundër që ishte një ndeshje shumë e luftuar me shumë raste shënimi, gola nuk pati gjatë 90 minutave.

Ishte minuta e nëntë e ndeshjes, kur vendasit kërkuan penallti, por pas rishikimit në VAR një gjë e tillë nuk ndodhi.

Përkundër rasteve të mira nga të dyja palët, pjesa e parë përfundoi me rezultat të bardhë o-0.

Vendasit ishin më kërkues edhe në pjesën e dytë, por pa arritur cakin të shënojnë pasi Enea Koliçi bëri disa pritje fantastike.

Me këtë barazim Malisheva vazhdon të qëndroi në pozitën e pestë në tabelë me 33 pikë, derisa Gjilani mbetet e dyta me 49 pikë.

Ndeshjen e radhës Malisheva luan në udhëtim te Dukagjini, derisa Gjilani luan derbin e xhiros në shtëpi përballë Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version