Site icon Telegrafi

Malisheva dhe Gjilani ndahen baras në një ndeshje interesante

Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në ndeshjen interesante të vlefshme për javën e tetë në BKT Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ismet Munishit nuk ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi është ndalur me barazim nga vendasit e Arsim Thaqit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët arritën të krijojnë disa raste për gol, por pa arritur ta gjejnë golin dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë me e hapur më e barabartë dhe me raste e gola nga të dyja skuadrat.

Megjithatë, të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Marc Olivier (67’), i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Gjilani arriti të kthehet në lojë në minutën e 72-të me anë të Gergard Prognit, i cili shënoi nga penalltia për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, pati disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund u desh të kënaqen me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, ‘Skifterat’ e shohin veten në pozitën e tretë me 13 pikë apo një pikë më shumë se Malisheva e katërt.

Në ndeshjen e radhës, Gjilani e pret liderët e Ballkanit, ndërsa Malisheva udhëton drejt Klinës për ndeshjen ndaj Dukagjinit. /Telegrafi/

Exit mobile version