Telegrafi

Malisheva dhe Gjilani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Malishevasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Qëndrim Kidës vjen në këtë ndeshje pas një forme të mirë me një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit, kështu që synon fitoren e radhës para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, ekipi i Gentjan Mezanit gjithashtu vjen nga një fitore e madhe dhe synon të vazhdojë serinë pozitive në këtë udhëtim.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Lichina, Veliu; Vitija, Mustafa, Brruti; Hazrollaj, Oshafi, Hoti;

Gjilani: Halimi, Kqiku, Bejtullai, Bajrami, Ismajli; Acka, Heric; Nafiu, Shabani, Basa; Milev; 

/Telegrafi/