Malisheva, Gjilani dhe Ferizaj janë tre skuadrat me formën më të dobët në pesë xhirot e fundit në Albi Mall Superligë, pasi nuk kanë gjetur fitore në 450 minutat e fundit.
E në xhiron e 11-të, Malisheva është nikoqir i Gjilanit në derbin e dy skuadrave që po kërkojnë këndelljen.
Vendasit në gjashtë sfida nuk kanë gjetur fitoren duke marrë dy barazime e katër humbje, derisa Gjilani në pesë duelet e fundit ka vetëm dy pikë.
Si vendasit që kanë ndërruar trajner ashtu edhe mysafirët kërkojnë fitoren dhe kjo pritet ta bëj duelin shumë të zjarrtë në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.
Tanimë dy trajnerët Sami Sermaxhaj i vendasve dhe Zekirija Ramadani i mysafirëve kanë publikuar emrat e futbollistëve që fillojnë këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Rapuca, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Maliqi, Vitija, Sobowale, Mustafa, Tolaj, Shillova.
Gjilani: Koliçi, Islami, Prekazi, Krivanjeva, Hoxha, Ramadani, Dabiqaj, Musolli, Cale, Zeka, Solomon.
/Telegrafi/