Malisheva dhe Feronikeli janë përballë njëra tjetrës në kuadër të xhiros së pestë në BKT Superligë.
Dy skuadrat e kanë nisur mirë deri më tani, ku Malisheva ndodhet në vendin e katërt me shtatë pikë, derisa Feronikeli një pozitë më poshtë me një pik më pak.
Si skuadra e Arsim Thaqit ashtu edhe ajo e Faruk Elshanit janë duke kaluar një moment të mirë dhe synojnë vazhdimësinë e rezultateve të mira.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Malishevë, derisa pritet të jetë mjaftë interesant.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Buriq, Pefqeli, Yoan Oliver, Hyseni H., Stullqaku.
Feronikeli: Shakiqi; Lladrovci, Bejta, Pllana, Kastrati; Maliqi, Shabani, Elshani; Ahmeti, Gashi, Qorri.
/Telegrafi/