Është mbyllur edhe xhiro e fundit në Ligën e Parë në të dyja grupet A dhe B.
Favoritët shënuan fitore, ku Ulpiana dhe Malisheva zyrtarisht siguruan inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Kjo ka bërë që të shpërthejë sërish komentatori i njohur nga Malisheva pasi klubi u inkuadrua për herë të parë në Superligë.
Ai me entuziazëm të madh përmend emrat e meritorëve për këtë arritje të madhe të skuadrës së tij të zemrës.
Kujtojmë se komentatori u bë i famshëm me komentimet e ndeshjeve teksa disa prej lojtarëve i cilësonte me ari dhe i krahasonte me yjet botërore të futbollit.
Ndryshe, Malisheva është ngjitur në ligë elitare të Kosovës pas fitores së madhe ndaj Vëllaznimit si mysafir me rezultat 3-0. /Telegrafi/