Telegrafi

Maliqi: Qeveria që u formua me Listën Serbe, mund të rrëzohet veç në bashkëpunim me këtë Listë

Analisti Shkëlzen Maliqi, në një shkrim të tij në Facebook thotë se opozita nuk e ka mazhorancën që ta rrëzojë qeverinë, ndaj për këtë i duhet ndihma e Listës Serbe.

“PARADOKSI QE VLEN TE REFLEKTOHET

Haradinaj eshte zgjedhur Kryminister me mazhorancen minimale (60+1) dhe me votat e Listes serbe. Sigurisht se do te kete probleme qe te mbetet ne pushtet nese per cdo vendim do t’i duhet vota e Listes S, qe thuhet se eshte vote shantazuese e Vuciqit / Serbise.

Mirepo, ky argument e ka edhe anen tjeter pothuajse simetrike sepse edhe rrezimi eventual i qeverise Haradinaj do te ndodh po keshtu permes koalicionit te opozites shqiptare (VV + LDK) me Listen serbe. Kjo per faktin se as Opozita aktuale nuk e ka mazhorancen qe ta rrezoje qeverine por i duhet LS.

Le te mendohet atehere puna e qeverise Haradinaj nga kjo pikenisje.

Qeveria per vendime te rendesishme te shtetendertimit nuk eshte e thene se do te duhej te varet nga LS. Per cdo vendim te tille do te mund te kishte edhe shumice shqiptare qe pamundeson shantazhin e Beogradit. Haradinaj dhe Veseli duhet te gjejne menyren per konsultime dhe respektimin e qendrimeve te opozites per ti kaluar ligjet dhe vendimet vitale per Kosoven (psh. Shnderrimi i FSK-se ne Ushtri. Etj.).

Aq sa mund ta kete nen kontroll Km. Haradinaj Lista serbe, e ka edhe opozita duke i pranuar konsultimet me qeverine me qellim qe te pengohen shantazhet e Serbise.

Duket e komplikuar, por eshte menyre pragmatike qe Haradinaj te detyrohet per qeverisje te përgjegjshme” (sic.), ka shkruar