Site icon Telegrafi

Mali i Zi tërhiqet nga Eurovision 2023

Mali i Zi tërhiqet nga Eurovision 2023

Mali i Zi është jashtë garës së Eurovision 2023.

Në një deklaratë transmetuesi i vendit konfirmoi tërheqjen nga konkursi muzikor dhe arsyetoi vendimin.

Lista e vendeve që konkurrojnë në Eurovision Song Contest 2023 mund të jetë më e vogël se vitin e kaluar pas tërheqjes së Malit të Zi nga gara.

Eurovision 2023

Thashethemet për këtë mundësi kishin qarkulluar në internet dhe tashmë janë konfirmuar nga vetë transmetuesi duke justifikuar vendimin e tyre kryesisht për buxhetin e nevojshëm për pjesëmarrje.

Lexo po ashtu Maqedonia nuk do të merr pjesë në Eurovizion

“Krahas kostove të konsiderueshme të tarifës së regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, u përballëm me mungesë interesi nga sponsorët. Me këtë u tha, ne vendosëm që burimet ekzistuese t’i drejtojmë në financimin e projekteve aktuale dhe të planifikuara kombëtare dhe reformave organizative dhe programore”, shkruan RTCG në një deklaratë.

Mali i Zi ishte tërhequr nga Eurovisioni në vitin 2019 dhe është kthyer këtë vit me këngën “Breathe” të Vladanas.

Si një shtet i pavarur ka marrë pjesë në Eurovision Song Contest 12 herë që nga debutimi i tyre në 2007.

Ata janë kualifikuar në finalen e madhe 2 nga 12 herë: në vitin 2014 me këngën “Moj Svijet” të Sergej Cetkoviqit dhe në vitin 2015 me këngën “Adio” të Knezit.

Ky i fundit përfundoi në vend të 13-të, që njëherësh është edhe rezultati më i mirë për Malin e Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version