Nga raportimi i fundit, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të të 301 mostrave për coronavirus, në mesin e të cilave janë zbuluar 50 raste të reja pozitive të infeksionit.
Në 24 orët e fundit, tre vdekje u raportuan në ISHP, ku të gjithë pacientët e ndjerë ishin duke u mjekuar në Spitalin e Përgjithshëm të Nikshiqit, raporton rtcg, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu është raportuar për shërimin e 76 pacientëve që janë prekur nga pandemia globale e quajtur COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në shtetin malazez aktualisht është 1019.
Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me coronavirusin është 4085. /Telegrafi/