Një total prej 232 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Institutit dhe laboratorëve të tjerë në Mal të Zi, të cilët kryejnë diagnostikim PCR për coronavurus.
Në 24 orët e fundit, Instituti ka raportuar se tre persona kanë ndërruar jetë, shkruan rtcg.me.
Autoritetet shëndetësore malazeze gjithashtu kanë bërë të ditur se 355 pacientëve janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktualisht është 3,869. Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 12,359.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 173, dhe që nga fillimi i vitit 182. /Telegrafi/