Site icon Telegrafi

Mali i Zi regjistron 128 raste të reja me coronavirus

Që nga raportimi i fundit, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 569 mostrave për coronavirusin, midis të cilëve janë regjistruar 128 raste të reja pozitive të infeksionit.

Në 24 orët e fundit, Mali i Zi nuk ka regjistruar asnjë vdekje shkaku i COVID-19, raporton rtcg.me.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në shtetin malazez aktualisht është 1,715.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 6,222.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 mbetet i pandryshuar – 105 që nga fillimi i qershorit dhe 114 që nga fillimi i vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version