Telegrafi

Mali i Zi raporton një të vdekur dhe 163 raste të reja me coronavirus

Nga raportimi i fundit, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 617 mostrave për coronavirus, midis të cilëve janë regjistruar 163 raste të reja pozitive të infeksionit.

U raportua se ka vdekur një pacient nga Bijelo Polje (67), i cili u trajtua në Spitalin e Përgjithshëm në Berane.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi aktualisht është 1,810.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 6,385.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 106, dhe që nga fillimi i vitit 115. /Telegrafi/