Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të enjten Planin urbanistik Hapësinor të Komunës së Ulqinit me ndryshimet e fundit të realizuara nga Komuna e Ulqinit.
Shqiptarët e Ulqinit për vite me radhë janë përpjekur që të pengojnë privatizimin e Valdanosit sepse kanë kërkuar që ullishta e atyshme t’iu kthehet pronarëve nga të cilët është marrë prej ushtrisë jugosllave dikur.
Po ashtu janë përpjekur që të pengojnë projektet që kanë synuar përdorimin e kripores së Ulqinit për ndërtim masiv turistik pasi kanë pasur frikë se kjo gjë do të ndryshonte raportin demografik etnik në Ulqin, duke sjellë kolonizimin nga banorë që nuk janë shqiptarë.
Po ashtu një ndër kërkesat e shqiptarëve ka qenë një lidhje me Velipojën nëpërmjet Bunës që do e shkurtonte shumë distancën me Tiranën dhe Prishtinën por edhe do ta integronte bregdetin e Ulqinit me atë shqiptar dhe fatmirësisht ky plan hapësinor e ka aprovuar këtë projekt. Të tre këto kërkesa janë materializuar nga Plani i Ri Hapësinor.
Plani u aprovua pas një periudhe të gjatë kohore prej 7 vitesh.
Plani i ri hapësinor i Ulqinit sipas ndryshimeve të bëra do të mbrojë kryporen e Ulqinit dhe planifikimin e saj si monument dhe park natyror, po ashtu duke mos përfshi asnjë lloj ndërtimit në territorin krypores. Po ashtu me planin e ri parashihet rregullimi i rrugës së Shtojit nga 2 në 4 korsi, ndërtimi i urës mbi lumin Buna dhe lidhja me Shqipëri dhe hapja e pikës së re kufitare.
Plani hapësinorë vendosi kornizat për aprovimin e planeve detale urbanistike, gjashtë nga të cilat janë në procedurë e sipër dhe aprovimi i tyre pritet të bëhet në periudhë të shkurtër kohore, planifikimi komplekseve turistike në plazhin e madh dhe mavrian.