Site icon Telegrafi

Mali i Zi mbikëqyrë kufirin me Kosovën – me njësitet antiterroriste të armatosura deri në dhëmbë

Në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, është vendosur Njësiti Special Antiterrorist malazez (SAJ). Aty janë vendosur bazat për mitraloz, nga frika se do të ketë ekcese në kufi.

Sipas burimeve të ditores së Podgoricës, “Vijesti”, që nga 23 gushti në kufi janë vendosur dhjetëra anëtarë të këtij njësiti nën komandën e Mirko Boviqit dhe zëvendësit të tij Milan Kovaçeviq, transmeton Telegrafi.

Vendimi i tillë thuhet se është marrë nga strukturat e larta shtetërore malazeze, pasi shërbimet e sigurisë kanë informuar se ka gjasa të eskalojë situata nga kundërshtarët e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Të gjithë që kanë udhëtuar nga Rozhaja për Pejë i kanë parë anëtarët e armatosur deri në dhëmbë”, thotë burimi, sipas të cilit organet malazeze të sigurisë janë në gjendje gatishmërie. /Telegrafi/

Exit mobile version