Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Malit të Zi ka vendosur që t’iu lejojë qytetarëve të votojnë edhe pse ju ka skaduar letërnjoftimi, ku janë 30 mijë raste të tilla.
Anëtarët e Komisionit ranë dakord që qytetarët të cilët nuk mund t’i zëvendësojnë dokumentet e tyre personale deri në kohën e zgjedhjeve, duhet të lejohen të votojnë.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk u konsultua për një qëndrim të tillë, sepse KSHZ beson, siç thanë, se mbarëvajtja e zgjedhjeve është në kompetencën e tyre, raporton vijesti, transmeton Telegrafi.
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Gjendje Civile dhe Dokumente Personale në Ministrinë e Brendshme, Milanka Bakovic, deklaroi se aktualisht janë 30 mijë qytetarë, dokumentet personale të të cilëve kanë skaduar.
Bakovic tha se nga 30 mijë qytetarë, aktualisht rreth 7.500 qytetarë nuk kanë asnjë dokument ose kanë një të vjetër nga koha e ish-Jugosllavisë.
Ministria e Brendshme i tha Vijestit se një qytetar është i detyruar të ketë një letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme, duke marrë parasysh që Ligji për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, ndër të tjera, përcakton që kur të mbërrijë në një vendvotim, një votues dëshmon identitetin e tij letërnjoftim ose pasaportë.
Ministria e Brendshme gjithashtu sqaroi se në ditën e përfundimit të listës së zgjedhësve, të gjithë qytetarët që, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, plotësojnë kushtet për ushtrimin e së drejtës së votës, pavarësisht nëse kanë një dokument të vlefshëm identifikimi, do të marrin pjesë. /Telegrafi/