Në 24 orët e kaluara, 39 raste të reja të infeksionit me coronavirus u regjistruan në Mal të Zi dhe një person vdiq, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).
Thuhet se laboratorët e Institutit përfunduan analizën PCR të 451 mostrave për coronavirusin, ndër të cilët 39 rezultate ishin pozitive, raporton RTCG.
“Një vdekje është raportuar në Berane. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 40, dhe që nga fillimi i pandemisë është 49”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 1,990 gjersa që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm me infeksion është 3,112.
Ndryshe, Savnik është ende komuna e vetme në Mal të Zi që nuk ka regjistrua një rast të vetëm me COVID-19. /Telegrafi/