Edhe sot Mali i Zi ka regjistruar raste të reja të infektuar me pandeminë globale COVID-19.
Autoritetet shëndetësore të Malit të Zi kanë raportuar edhe 56 raste të reja me coronavirus.
Në 24 orët e fundit, asnjë vdekje nga kjo sëmundje nuk është raportuar, njoftoi sot Trupi Koordinues Kombëtar, raporton rtcg, transmeton Telegrafi.
Aktualisht janë 2,065 raste aktive në atë vend, gjersa numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit është 36.
Theksojmë se që nga fillimi i vitit në shtetin malazez janë regjistruar gjithsej 2.949 raste dhe 45 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/