Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, kanë konfirmuar se partia properëndimore e kryeministrit, Millo Gjukanoviq, ka fituar më së shumti vota, por duhet ta formoj koalicionin për të qeverisur.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka njoftuar se Partia Demokratike e Socialistëve të Gjukanoviqit i ka fituar 36 vende në Kuvendin e Malit të Zi, me 81 deputetë.
I dyti është Fronti Demokratik opozitar me 18 deputetë, ndërsa Koalicioni Çelësi është i treti me 9-të vende deputetësh.
Vendet e mbetura të deputetëve do të plotësohen nga disa patri të vogla dhe grupe.
Katër parti opozitare janë ankuar se në zgjedhjet e 16 tetorit , ka pasur parregullsi, përfshirë, bllokimin e shërbimeve të popullarizuara të mesazheve, WhatsApp dhe Viber.
Këto zgjedhje janë përshkruar edhe me arrestimin e 20 serbëve të akuzuar për planifikim të sulmeve në ditën e zgjedhjeve. Ata janë arrestuar vonë në mbrëmje të 15 tetorit, transmeton Rel.
Gjukanoviq synon integrim të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa pjesa më e madhe e grupeve opozitare janë proruse.