Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të mund të hyjnë në këtë shtet fqinj nga 1 qershori.
Në një postim në Twitter, qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se lejon hyrjen e të huajve që vijnë nga vendet që i kanë më pak se 25 të infektuar me COVID-19 në 100 mijë banorë, transmeton Telegrafi.
Ata këtë do të mund ta bëjnë pa pasur nevojë t’i nënshtrohen proceseve të karantinimit apo vetëizolimit. Qeveria malazeze gjithashtu ka bërë të ditur se lista do të rishikohet dhe rivlerësohet çdo javë.
From June 1, foreigners are allowed to enter #Montenegro if the rate of active #COVID19 cases is less than 25 per 100,000 inhabitants in the foreigner's resident country & in the country from which the foreigner enters Montenegro. No quarantine, no self-isolation any more. (1/2) pic.twitter.com/Zv4eEwaJaS
— Government of Montenegro (@MeGovernment) May 28, 2020
Aktualisht në këtë listë qytetarëve të vendeve që u lejohet hyrja në Mal të Zi janë nga Shqipëria, Kosova, Monako, Austria, Sllovakia, Greqia, Gjermania, Hungaria, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Estonia, Irlanda, Çekia, Finlanda, Norvegjia, Kroacia, Islanda, Sllovakia, Lituania, Azerbajxhani, Bosnja, Luksemburgu, Izraeli dhe Sllovenia.
E në këtë listë nuk figuron edhe fqinji i Malit të Zi, Serbia e cila këto ditë ka reaguar ashpër me vendimin e qeverisë malazeze për të mos hapur ende kufijtë me këtë vend. /Telegrafi/