Gardhi kufitar hungarez që shkaktoi mjaft polemika në Evropë duket se po përbën një trend në rritje. Mali i Zi po planifikon të ndërtojë një gardh të tillë në kufi me Shqipërinë për shkak të numrit të lartë të refugjatëve të paligjshëm që tentojnë të kalojnë për në vendet e Bashkimit Europian.
Vojisllav Dragovic, shef i departamentit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror në Malin të Zi, tha se gardhi me tela është një mundësi reale, në rast se do të ketë një fluks më të madh refugjatësh.
Dragovic gjithashtu tha se autoritetet shqiptare shpesh kanë refuzuar të pranojnë klandestinët e kthyer nga Mali i Zi në bazë të marrëveshjes bilaterale për riatdhesim, përcjell tch.
Sipas asgjësisë së lajmeve “Reuters”, me mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore po përpiqen të shkojnë në vendet më të pasura të Bashkimit Europian dhe trafikantët kanë krijuar një shteg të ri ballkanik që nga Greqia kalon përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të mbërritur në Kroaci, anëtare e BE.
Bosnja tashmë po përballet me mijëra refugjatë që janë ngujuar në këtë vend, pasi rruga që kalonte përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë u mbyll në vitin 2016, kur Turqia u pajtua të frenojë rrjedhën e refugjatëve në këmbim të ndihmës së BE-së.