Site icon Telegrafi

Qendra e skijimit në malin Kozhuf afër falimentimit?

Në vend të banesave, hoteleve, kabllove, komplekse sipas standardeve evropiane, Mali Kozhuf po falimenton, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është fati i Ski Qendrës turistike në Maqedoni që realisht duhet të jetë krenari e vërtetë për vendin në një mostër të atyreve si në Bullgari. Por kjo nuk ndodhi.

Në Gjykatën Themelore në Veles është hapur procedurë e falimentimit për kompaninë që i ishte caktuar ndërtimi i Qendrës së skijimit turistik më të madh në malin Kozhuf në Maqedoninë jugore, ku do të vijojë procedurë e vlerësimit për falimentimin e pasurisë turistike Kozhuf.

Kjo Qendër skijimi ka filluar të ndërtohet 16 vjet më parë, dhe në vitin 2006 filloi skijimi. Janë investuar rreth 20 milionë euro.

Pronarët alarmojnë mediat se ka probleme me ndërtimin e rrugës në Kavadar dhe Demir Kapi. Kjo rrugë kurrë nuk është ndërtuar dhe filloi humbja e turistëve, pasi turistët nuk ishin në gjendje të hyjnë në këtë hapësira të bukura.

Bukuria natyrore malore Kozhuf është e vendosur 40 km. nga Gjevgjelia. /Telegrafi/

Exit mobile version