Site icon Telegrafi

Mali i Zi dërgon ushtrinë në kufi me Shqipërinë, shkak migrantët

Mali i Zi ka forcuar kontrollin në kufirin me Shqipërinë, për shkak të fluksit të mundshëm të migrantëve.

Anëtarët e ushtrisë janë vendosur në pikën e kalimit kufitar Bozaj, ku thuhet se kufiri do të monitorohet nga patrullat e të dyja shteteve.

“Qëllimi kryesor është parandalimi i kalimeve të paligjshme të kufirit shtetëror me Shqipërinë, por edhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

Gjatë vitit të kaluar, ka pasur një rritje të numrit të migrantëve në Mal të Zi.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 2,113 persona të ardhur nga Siria, Pakistani, Algjeria dhe Maroko, shifër kjo që është gati dhjetë herë më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Rel/

Exit mobile version