Philip Bergman po udhëtonte nga Dallasi për në shtëpinë e tij në Fresno të Kalifornisë të enjten, kur pa nga dritarja tymin që përshkoi malet e Sierra Nevadas, për shkak të zjarreve masive që përshkuan vendin kohëve të fundit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Bergman i cili ishte mësuar me pamjet e bukura të vargmaleve, u befasua kur pa tymin e hirtë të shtrirë mbi sipërfaqe.
“Ishte e çuditshme dhe e trishtueshme të shihje vargmalet me gjithë atë tym”, u shpreh ai.
“Më pëlqen të merrem me ngjitje, pasi që është shumë argëtuese për mua, por tani ato po digjen të gjitha, dhe nuk do të jetë asnjëherë më si më parë”, shtoi ai.