Dy miq të vjetër me një lidhje që zgjat ndër vite. Paolo Maldini dhe Carlo Ancelotti u takuan në Milano, si bashkëlojtarë. Ata fituan tituj të shumtë së bashku dhe më pas ‘Carletto’ u bë trajneri i një lojtari legjendar. Dhe, përsëri, ata fituan dhe fituan gjithçka.
Tani, në prag të rikthimit të Ligës së Kampionëve, Paolo Maldini, i cili është bërë drejtor teknik i Milanit ka folur me La Reppublica dhe ka kujtuar atë që trajneri italian i tha kur u hodh shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
“A e dini cili është problemi? Ancelotti, i cili tani është te Real Madridi, ka edhe një çështje pezull në Stamboll (ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve). Menjëherë pas shortit më thirri: ‘Paolo, shihemi në Stamboll, mirë?” , deklaroi Maldini, duke kujtuar finalen e humbur nga Milani ndaj Liverpoolit në Turqi.
Siç dihet, Milani që luan kundër Napolit ka Real Madridin në anën e kundërt të tabelës së shortit dhe mund të takohen vetëm në finale.
Në atë rast do të përballeshin dy skuadrat me më shumë Kupa Evropiane.
“Nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se historia e klubit na jep mundësinë të besojmë në të. Ka ndodhur më parë”, ka shtuar Maldini.
“Kur të shkosh në muajin mars-prill, kur të vijë Liga e Kampionëve, mund ta kthesh një sezon në diçka e pabesueshme. Ne e kemi këtë mundësi dhe duam ta shfrytëzojmë”, deklaroi italiani në lidhje me rrugëtimin e Milanit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/