Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, pohon se Rossonerët gjithmonë kanë besuar në ambiciet e tyre për titull, edhe atëherë kur askush nuk besonte.
Kapiteni legjendar ishte i entuziazmuar për fitoren e vështirë ndaj Lazios në Stadio Olimpico, aq sa vrapoi nga tribunat për ta përqafuar trajnerin Stefano Pioli dhe lojtarët.
“Jam shumë krenar për atë që skuadra, stafi dhe të gjithë, ua japin tifozëve. Ky emocion i vërtetë është thelbi i punës sonë që na bën të lumtur dhe nxit ndjesi të bukura”.
🗣️ One-on-one with Paolo Maldini in an exclusive interview! Don’t miss out ⚠️
🗣️ Non perderti l'intervista esclusiva di Paolo Maldini a @MilanTV ⚠️ #SempreMilan pic.twitter.com/UG8S9onFEM
— AC Milan (@acmilan) April 25, 2022
“Në sezone të këtilla, objektivi është që të luajmë sa më mirë që mundemi. Duhet të kërkojmë shumë. Në fillim të sezonin, shumëkush nuk priste të ishim kaq lart, por ne duhet ta shfrytëzojmë këtë për motivim të mëtutjeshëm”.
“Statistikat janë të qarta. Për të qëndruar këtu lart dhe për ta mbajtur këtë nivel, duhet të ruajmë shpirtin e njëjtë të sakrificës. Jemi këtu, sepse kemi besuar gjithmonë… madje edhe pse nuk e thoshim, gjithmonë besonim”, ka deklaruar Maldini për Milan TV.
Kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar (12 pikë në dispozicion), Milani është lider me dy pikë më shumë se Interi (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar). /Telegrafi/