Kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ka zhvilluar mbi 600 ndeshje për Rossonerët dhe 126 takime i ka zhvilluar me përfaqësuesen e Italisë, ndërsa ka fituar një numër të madh trofesh gjatë karrierës si futbollist.
Mirëpo, 48-vjeçari është duke e provuar veten në një sport tjetër – në tenis.
Ai është kualifikuar në një turne profesional tenisi. Ish-mbrojtësi italian është bashkuar me Stefano Landonion për t’u kualifikuar në turneun ATP Milan Challenger.
Maldini do të shfaqet në fushën e tenisit më 26 qershor në përballjen dyshe, pikërisht në ditëlindjen e tij të 49-të.
ATP Milan Challenger është një turne që e kanë fituar tenistë të njohur, si Teymuraz Gabashvili, Albert Ramos, Tommy Robredo, Filippo Volandri, Federico Delbonis e Marco Cecchinato.
“E dinim se mund të luanim mirë. Ishte turneu ynë i parë konkurrues, por kemi zhvilluar edhe disa ndeshje në të kaluarën me Paolon për qëllime bamirëse”, ka thënë Landonio për Il Tennis Italiano. /Telegrafi/