Telegrafi

Maldini humb në turneun e tenisit

Pasi fitoi shumëçka në karrierën si futbollist me Milanin, Paolo Maldini iu përkushtua tenisit dhe rezultatet mund që quhen fare mirë të kënaqshme.

Në moshën 49-vjeçare, legjenda e futbollit italian siguroi pjesëmarrjen në turneun ATP Challenger të Milanos në lojën dyshe, së bashku me trajnerin dhe mikun e tij, Stefano Landonio.

Lexo po ashtu Maldini kualifikohet në një turne profesional tenisi (Foto)

Maldini dhe Landonio u përballën me David Pel e Tomas Bednarek, të cilët fituan 2-0 në sete (6-1, 6-1).

Dueli zgjati vetëm 53 minuta, ndërsa ajo që ka rëndësi është se Maldini mori pikët e tij të para si profesionist.

“Ishte një përvojë e shkëlqyer për të luajtur për herë të parë (dhe të fundit) në një ndeshje të ATP Challenger. Tash po i kthehem realitetit…”, ka shkruar Maldini në Instagram. /Telegrafi/