Inter dhe Milan do të takohen në derbin e xhiros së ligës italiane.
Ky do të jetë ballafaqimi i 219 mes dy klubeve të të njëjtit qytet, ku zikaltërit kanë dy fitore më tepër se kuqezinjtë.
Por, edhe në këtë ndeshjen e së dielës favoritet është skuadra e drejtuar nga Luciano Spaletti.
Kështu së paku mendon legjenda e skuadrës rosonere dhe kombëtares italiane, Paolo Maldini.
Ky i fundit ka pohuar se “nerazzurrët” janë në pozitë më të mirë se ish skuadra e tij.
“Milan është i uritur për fitore, por unë e favorizoj Interin”, deklaroi Maldini për Corriere dello Sport”.
Ndryshe, 49-vjeçari ka pasur 647 paraqitje për Milanin dhe ka arritur të shënojë 29 gola. /Telegrafi/