Telegrafi

Malcom në mes të Arsenalit dhe Tottenhamit

Dy klubet londineze nga Liga Premier, Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës Malcom.

Sipas mediumit britanik Daily Express, Malcom, 22-vjeçar, ishte i kërkuar nga trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino verën e kaluar para se ai të la Bordeaux për Barçën.

Rivalët nga Londra e Veriut, Arsenal, është gjithashtu i interesuar për Malcom, i cili ka luftuar për minuta te Barcelona duke prodhuar vetëm katër gola në 21 paraqitje për klubin.

Lexo po ashtu Eliminimi i turpshëm nga Liverpooli shkakton eksod te Barca, dhjetë lojtarë pritet të largohen në verë

Por, ai ka treguar se ai do të preferonte një lëvizje te finalistët e Ligës së Kampionëve, Tottenham.

Malcom (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Ai ndjen se ekipi nga White Hart Lane janë më të mirë për të sfiduar trofe në vitet e ardhshme.

Barça është për shitjen e brazilianit, por synon të nxjerr 39 milionët që ata paguan te Bordeaux në verë. /Telegrafi/