Dy klubet londineze nga Liga Premier, Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës Malcom.
Sipas mediumit britanik Daily Express, Malcom, 22-vjeçar, ishte i kërkuar nga trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino verën e kaluar para se ai të la Bordeaux për Barçën.
Rivalët nga Londra e Veriut, Arsenal, është gjithashtu i interesuar për Malcom, i cili ka luftuar për minuta te Barcelona duke prodhuar vetëm katër gola në 21 paraqitje për klubin.
Por, ai ka treguar se ai do të preferonte një lëvizje te finalistët e Ligës së Kampionëve, Tottenham.
Ai ndjen se ekipi nga White Hart Lane janë më të mirë për të sfiduar trofe në vitet e ardhshme.
Barça është për shitjen e brazilianit, por synon të nxjerr 39 milionët që ata paguan te Bordeaux në verë. /Telegrafi/