Telegrafi

Malcom: Ëndrra ime është të jem titullar te Barça

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Barcelona bazoi ndaj Interit me rezultat 1-1 në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për katalunasit e shënoi Malcom dhe aq shumë iu gëzua golit sa që nuk mbajti lotët gjatë festimit.

“Ishte ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve dhe të shënoja gola ishte diçka e paharrueshme”, ka thënë Malcom pas ndeshjes.

Barcelona duke festuar golin  (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Tani dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe të festoj me familjen. Por, unë kam nevojë për më shumë, jam në kërkim të më shumë minutave”.

“Jam duke u stërvitur për të treguar se mund të jem pjesë e këtij grupi, ëndrra ime është të jem titullar te Barcelona”.

Lexo po ashtu Handanovic: Duhet të prisja golin e Malcomit

“Dua të bëjë histori këtu dhe jam në kërkim për të bërë gjëra të mëdha”, ka shtuar braziliani.

Barcelona vazhdon në vendin e parë në Grupin B me dhjetë pikë, kurse Interi në pozitën e dytë me shtatë pikë, ndjekur nga Tottenhami me katër dhe PSV me një pikë. /Telegrafi/