Telegrafi

Malcom: Cilësia e Messit i mbulon problemet e Barcës, skuadra identifikohet me të për shkak të asaj që bën

Lionel Messi dhe Malcom (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Zenit Saint Petersburgut, Malcom, ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca, në të cilën ka folur lidhur me problemet me lëndime, jetën në Rusi dhe Barcelonën.

Njëra nga pyetjet e ish-sulmuesit të katalunasve ishte nëse cilësia e Lionel Messit i mbulon problemet që i kanë Blaugranët.

“Po, disa prej tyre, po. Mirëpo, me Leon, aty janë (Luis) Suarez, (Antoine) Griezmann, (Ivan) Rakitic, (Frenkie) De Jong, Arthur (Melo), (Arturo) Vidal… pra, shumë lojtarë të tjerë. Nuk është vetëm Leo, është një grup i tërë”.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images)

“Leo është lojtari më i mirë në botë; nganjëherë bën gjëra të çmendura dhe i ndihmon shumë Barcleonës. Prandaj, nganjëherë kur flitet për Barcelonën flitet për Messin. Është normale për gjithçka që bën ai”, ka deklaruar Malcom.

Braziliani 22 vjeçar u transferua te Barcelona në vitin 2018, mirëpo pas vetëm një sezoni u transferua te Zeniti. /Telegrafi/