Site icon Telegrafi

Malcom e do vetëm Interin, refuzon klube si PSG, Liverpool e Dortmund

Neymar dhe Malcom

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë me dije se anësori i Bordeaux, Malcom, ua ka bërë të qartë të gjithëve se kërkon kalimin te Interi.

Nerazzurrët janë takuar me klubin francez të hënën në mbrëmje për të biseduar rreth një marrëveshje të mundshme.

Aty ishte prezent drejtori sportiv i Bordeaux, Ulrich Rame, i cili ua ka konfirmuar edhe çmimin e brazilianit.

Sipas Gianluca Di Marzio dhe Sky Italia, lojtari e do kalimin vetëm te Interi.

Kjo zgjedhje vjen pasi për të ka interesim edhe nga klube si Paris Saint-Germain, Liverpool dhe Borussia Dortmund.

Është biseduar edhe për formulën e transferimin, pasi lojtari nuk do të mund të vijë para 30 qershorit, pasi Interi ka bllokim shkaku i obligimeve ndaj Financial Fair Play.

Sky beson se Bordeaux e vlerëson lojtarin 50 milionë euro dhe do t’i presin Nerazzurrër deri të kalon periudha e dënimit. /Telegrafi/   

Exit mobile version