Site icon Telegrafi

Malazezi kapet në Tiranë për vrasjen e një shtetase ruse

Një i ri malazez kishte hyrë në Shqipëri ilegalisht, në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë në vendin e tij.

Autoritetet malazeze kishin sinjalizuar palën shqiptare për mundësinë që 22-vjeçari me inicialet A.S., të strehohej në Shqipëri, shkruan TCH.

Pas shkëmbimit të informacioneve, Policia e Tiranës ka prangosur të riun në kryeqytet dhe më pas ua ka dorëzuar atë homologëve malazezë.

22-vjeçari akuzohet nga drejtësia e Malit të Zi për vrasjen e një shtetasje ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version