Telegrafi

Malazezët kanë analizuar në detaje “Dardanët”, tregojnë se cilat janë pikat e forta të Kosovës

Mali i Zi dhe Kosova do të luajnë ndeshjen e raundit të tretë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Malazezët dhe “Dardanët” do të përpiqen që të fitojnë tre pikët e para në këto kualifikueset kur do të takohen në Podgoricë gjatë ditës së premte me fillim në ora 20:30.

Mbrojtësi i skuadrës italiane të SPAL-it, Marko Jovanovic ka folur për mediat vendore duke treguar se kundërshtari është analizuar deri në detajet edhe më të vogla.

“Ndeshja po afrohet, ne i kemi analizuar ata. Janë një ekip shumë serioz, pavarësisht nga fakti se ne kemi probleme me lojtarët. Por, ne jemi mësuar me këto gjëra, nuk e mbaj mend kur ishim ekip i plotë, rrethanë janë tejet rënduese. Lojtarët janë të lodhur dhe kjo është shumë e rëndësishme që faktori psikologjik. Por edhe pa tifozët, ne do të jemi gati, gjithçka do të shkoj në rregull”, thotë Jankovic.

Kosova deri më tani ka luajtur një ndeshje në kualifikime, ashtu sikurse Mali i Zi ka një pikë, por që ka dy ndeshje të zhvilluara ndërsa takimin e radhës do ta luajnë pa praninë e publikut.

Lexo po ashtu Trajneri malazez, Tumbakovic: Mos u mashtroni nga vazoja e pestë, Kosova është shumë më e fortë

“Ata janë ekip shumë sulmues, bëjnë presing të lartë. Nëse do të mund të fillojmë sulmin mirë përmes pasime të sakta nga mbrojtja, besoj se do të krijohen hapësira për sulm”, tha Jankovic.

“Për këtë, megjithatë, na duhet të kemi përqendrim të madh. Duhet të përpiqemi të luajmë njëkohësisht edhe me qetësi të kontrollojmë ndeshjen me pasime të sakta. Ajo që ata nuk po pranojnë të marrin vetëm një pikë, tregon se sa shumë është e rëndësishme ndeshja për të dyja ekipet. Kanë ekip me lojtarë të mirë individual dhe do të përpiqen të fitojnë tri pikë”, tha ai.

Lexo po ashtu Fatos Beqiraj: Familja ime është në Kosovë, por unë e shikoj nga ana sportive dhe dua të fitoj me Malin e Zi

Ndryshe, takimin do ta drejtojë gjyqtari italian, Daniele Orsato, ku edhe ndihmësit i ka nga bashkëkombas. /Telegrafi/