Telegrafi

Mala iu kundërpërgjigjet akuzave të Bushit: Jam krenar që përfaqësoj kombin tim

Futbollisti zbulim i Partizanit këtë sezon, kosovari Esat Mala, iu është kundërpërgjigjur deklaratave të përzgjedhësit të Shqipërisë U21, Alban Bushit.

Ky i fundit nuk i kishte besuar Malës se ka probleme fizike, përcjellë Gazeta Olle.

“Mala ka qenë dëmtuar dhe ka pasur probleme me gjurin. Do ta ndjek atë dhe dy tre lojtarë të tjerë këtë javë dhe do të shoh nëse do të luajnë, pasi me ekipin kombëtar A ose U21 nuk mund të bësh shaka”.

“Kur vjen aty duhet të japësh maksimumin. Nëse një lojtarë është i dëmtuar me ekipin kombëtar gjatë ditës së martë e të mërkurë, ndërsa ditën e premte jep 100% e tij, atëherë është shumë e vështirë që të jetë përsëri pjesë e kombëtares”, kishte thënë Bushi në konferencë për shtyp.

Esat Mala me fanellën e kombëtares shqiptare

Ndërkohë, Mala tha se nuk është në karakterin e tij të bëjë gjëra të tilla.

Ai tha se veshë me krenari fanellën kuqezi.

“Nuk është momenti për të folur për atë temë. Mund të jetë keqkuptuar ndonjë gjë. Nuk është në karakterin tim të bëj gjëra të tilla. Jam krenar që përfaqësoj kombin tim dhe e kam ndër që vesh fanellën e kombëtares”, u shpreh ai.