Brenda 24 orëve, në Malin e Zi janë regjistruar 14 raste të reja, duke e rritur në 105 numrin e të prekurve nga COVID-19.
Coronavirusi është regjistruar në nëntë qytete në Malin e Zi.
Shumica ndodhen në zonën e Tuzit në Malësi, e cila është në karantinë, si dhe në kryeqytetin Podgoricë.
Kryeministri Dushko Markoviç dhe autoritetet mjekësore kanë paralajmëruar se Mali i Zi po hynë në një fazë kritike pasi pandemia pritet të arrijë pikën më të lartë këtë javë. /VOA/