Porsche ka thyer rekordin e vet, që e ka mbajtur për 35 vite
Të mërkurën e kaluar, Porsche bëri të ditur se modeli 919 Evo e ka kaluar pistën e Nurburgringut të Gjermanisë për shpejtësinë rekorde prej 5:19.545, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, prodhuesi gjerman e ka thyer rekordin e vet që e arriti më 1983 me modelin 956, të cilin e ngiste Stefan Bellof. Askush nuk do të priste që kjo kohë do të vije, ndërsa rekordi do thyhet nga po i njëjti prodhues.
Tani që pluhuri ka rënë dhe makina po pushon prej dëmtimeve gjatë ngasjes së shpejtë, është vënë në qarkullim videoja, ku tregohet lëvizja që bëri nëpër pistë.
Derisa e përshkruan shpejtësinë enorme, narratori thotë se kjo makinë është makthi natës për pistë, por që duket se është edhe më shumë.
Rekordi i mëparshëm ka qenë aty për 35 vite, ndërsa mbetet të shihet se sa do të zgjatë ky që u arrit prej 919 Evo.
Me avancimin e teknologjive hibride dhe zhvillimin e makinave elektrike, nuk besohet se do të pritet një kohë e gjatë deri në tejkalimin e shpejtësisë. /Telegrafi/