Telegrafi

Makthi i çdo prindi, u përkul për të marrë disa produkte në një market në Afrikën e Jugut – personi i panjohur tentoi t’ia rrëmbej foshnjën

Ky është momenti rrëqethës kur një foshnje rrëmbehet nga një person i panjohur, derisa e ëma e saj ia kthen shpinën për dhjetë sekonda për të zgjedhur produktet ushqimore në raftet e një marketi në Afrikën e Jugut.

Nëna e dy fëmijëve Daniell Wolff kishte vendosur në karrocë vajzën e saj tetëmuajshe, dhe kur u përkul për të marrë produktet ushqimore në frigoriferët e mishit në Alberton në afërsi të Johannesburgut, një person i panjohur iu afrua dhe ia mori foshnjën.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur burri që duket se ishte punonjës i marketit, ia merr vajzën dhe fillon të largohet. Për fat të mirë ajo kur kthehet dhe e sheh se i është zhdukur vajza, fillon të bërtasë dhe e sheh burrin me vajzën e saj.

Menjëherë vrapon në drejtim të tij – duke ia marr dhe e pyetur se ku e kishte ndërmend ta dërgonte. E pamjet i ka publikuar në llogarinë e saj për të shpjeguar tmerrin që e kishte përjetuar.

“E mbaja në kraharor, por kur u afrova te frigoriferët e vendosa në karrocë që të marrë disa produkte. Kur u ktheva pashë se ajo ishte zhdukur dhe po e mbante një person i panjohur:, tha Wolff.

Menjëherë ishte telefonuar policia, që sapo doli në vendin e ngjarjes arrestoi burrin që tentoi t’ia rrëmbej vajzën. /Telegrafi/